Sjellja e Mbappe irriton “Gjelat”, sulmuesi kapet “mat” në Suedi duke festuar
Kylian Mbappe vijon të mos ketë një situatë të qetë me kombëtaren e “gjelave”, duke shkaktuar polemikë pas polemike. Sulmuesi i Realit të Madridit nuk u grumbullua nga trajneri Didier Deschamps për ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të një dëmtimi. Pavarësisht kësaj, sulmuesi zbriti në fushë në ndeshjen e fundit kundër Villarrealit në kampionatin spanjoll, duke ndezur në mënyrë të pashmangshme polemika në vendlindjen e tij.
Tashmë është “Aftonbladet” i shton më tej benzinë zjarrit. Sipas medias suedeze, sulmuesi francez është parë në Stokholm duke darkuar në një restorant dhe më pas duke shkuar në një klub nate. Një sjellje që nuk duhet të jetë e përshtatshme për dikë që po shërohet nga një dëmtim. Sipas të gjitha gjasave, Reali i Madridit do t’i ketë dhënë lojtarit disa ditë pushim, por padyshim që kjo ngre polemika të mëtejshme në Francë pas mungesës së tij në kombëtare.