Është DJ i njohur! Zbulohet i dashuri i ri i ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”
Ka të reja nga modelja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Gresë Hoti.
Modelja, është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dyshime.
Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale.
Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.
Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që ka nisur dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë.
Conte është 42 vjeçar dhe jetën personale e ka pasur shpesh në fokus të medias për lidhjet e dashurisë me modele italiane.