Tue, Nov 26, 2024

Socialistët grekë zgjedhin sot liderin e ri/ Kryetari aktual përballë kryebashkiakut të Athinës, fituesi pritet të shpallet pas orës 21.00

  • PublishedOctober 13, 2024

Ka përfunduar në orën 19.00 ora lokale raundi i dytë i zgjedhjeve për liderin e ri të PASOK-ut, në të cilat kreu aktual Nikos Androulakis përballet me kryetarin e bashkisë së Athinës, Haris Doukas.

Në raundin e parë, të mbajtur të dielën e kaluar, Androulakis doli i pari me 29.64%, ndërsa Doukas siguroi me vështirësi vendin e dytë me 21.41%, pak përpara ish-ministrit Pavlos Geroulanos, i cili mori 21.12%, pas një procesi të gjatë numërimi votash.

Sondazhet e kryera përpara raundit të parë zgjedhor treguan Androulakis si favoritin për të fituar përballë kryebashkiakut Doukas.

Fituesi pritet të shpallet pas orës 21.00. Ndërsa në raundin e parë kanë shkuar në kutitë e votimeve 303,000 përkrahës dhe anëtarë të socialistëve , sot numri i tyre është reduktuar në 214.000, pa llogaritur grekët e diasporës.



AlbaniaWeb.net