Sun, Nov 24, 2024

Partia e Lirisë: Kryebashkiaku i Kuçovës fshehu dënimin në Greqi, KQZ të reagojë! Të përjashtohet nga detyra

  • PublishedJune 2, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat i bëri thirrje KQZ-së që t’i heqë mandatin kandidatit të Kreshnik Hajdarit në Bashkinë e Kuçovës. Braimllari tha se mandati i Lefter Maliqit është grabitur.

Braimllari mes të tjerash pohoi se kryebashkiaku në detyrë, Kreshnik Hajdari ka fshehur dënimin në shtetin grek dhe për këtë arsye duhet të përjashtohet nga detyra dhe se ende nuk ka një përgjigje nga ana e KQZ-së.

Deklarata e plotë:

Jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë, krimin e tmerrshëm shtetëror dhe elektoral të konsumuar në Kuçovë, më  14. Maj, duke grabitur me paratë e oligarkut, trafikut të drogës, në tavolinë mandatin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi. Prova pafund të bëra publike këto ditë, konfirmojnë qartë që mandati  koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës është grabitur.

Në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në datë  04.04.2023, mbi verifikimin e pastërtisë së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe Kandidati Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie ne radhët e  Rilindjes, i cili në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që  “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”. Materiali drejtuar KQZ por dhe Prokurorisë së Përgjithshme nga ana jonë ka qenë i plotë shoqëruar me vendimin e denimit të këtij shtetasi. Ende ne nuk kemi një përgjigje dhe mungesa e kësaj përgjigje nga ana e KQZ kompremton rënde procesin.

I bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, materialin referuar Prokurorisë për këtë çështje ta paraqesë të plotë së bashku me vendimin e dënimit. Ne të njëjtën kohe kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Lefter Maliqi i është drejtuar SPAK për të njëjtën çështje dhe ende nuk ka një përgjigje. Kërkojmë nga ana e SPAK të vihet në lëvizje të menjëhershme për krimin elektoral të ushtruar në Kuçovë Kuçova është sot shembulli më i qartë i konsumimit të çdo vepre penale dhe krimi elektoral. Ne do ta ndjekim deri në fund për të zbardhur të vërtetën dhe për të vendosur drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.