“Fiket” Shqipëria, kualifikimi në Evropian “deh” kuqezinjtë, shifrat “dënojnë” Sylvinho-n
Kualifikimi në Evropian “fik” Shqipërinë, me kuqezinjtë që kanë përjetuar një regres të fortë në çdo aspekt, që nga momenti kur siguruan matematikisht një biletë për në Gjermani. I gjithë opinioni mendonte të kundërtën, të gjithë prisnin një Shqipëri më të fortë, më të pjekuar, por shifrat dënojnë Sylvinho-n dhe të besuarit e tij.
Në 10 ndeshjet e fundit, pas kualifikimit në Evropian, Shqipëria ka pësuar 6 humbje, 3 barazime dhe vetëm 1 fitore, atë kundër Ukrainës. Në 10 ndeshje ka pësuar 14 gola, vetëm përballë Lihtenshtejnit kemi arritur të mbajmë portën të paprekur, në 9-të sfidat e tjera në të gjithë rastet kemi pësuar gol.
As faza ofensive nuk ka qenë brilante pasi në 10 ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola, më pas se një gol për ndeshje. Sigurisht në këtë shifra një peshë të rëndësishme kanë 3 takimet në Evropian, kundër ekipeve të mëdha si Italia, Kroacia e Spanja.
Këto shifrat janë me të vërtetë shqetësuese pasi kuqezinjtë e Sylvinho-s ka humbur shumë nga ai imazh i rëndësishëm i fituar gjatë kualifikueseve të Evropianit, ku mbyllën grupin me mbrojtjen dhe sulmin më të mirë.
()