Mon, Oct 14, 2024

Italia me objektivin për të ruajtur kreun e grupit, Spalleti nuk i “beson” Izraelit: Ndeshje me koeficient të lartë vështirësie

  • PublishedOctober 14, 2024

Italia do të kërkojë të ruajë primatin e saj, teksa në Friuli do të përballet sonte me Izraelin, në një sfidë që “azzurrët” duhet të dalin me pikë të plota, megjithatë tekniku Luciano Spalleti, kërkon përqendrim maksimal për këtë  sfidë dhe vlerëson kundërshtarin pavarësisht renditjes:

“Në Udine jam ndjerë gjithmonë mirë edhe tani edhe në kohën kur drejtoja skuadrën e Udineses. Ndeshja do të jetë e një koeficienti vështirësie goxha të lartë. Kemi 2-3 problematika me lojtarët e ndëshkuar me kartona. Në lidhje me formacion mund t’Ju zbardh vetëm një emër: Vicario do të luajë titullar në portë.”

AlbaniaWeb.net