Mbledhja për mandatin e Xhaçkës/ “Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj?”, Korreshi bën propozimin epik: Të vijë një neuro-psikiatër, 10 juristë këtu të mos dinë…
Deputeti Saimir Korreshi, në Këshillin për Legjislacionin, ku po diskutohet për imunitetin e Olta Xhaçkës, ka folur me tone ironizuese, pasi sipas tij është i çuditshëm fakti që për të lexuar një vendim gjykate duhet një profesionist.
“Ore në jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë”, është shprehur ai.
Më tej Korreshi shtoi: “Ne propozojmë, miratojmë ligje për 3 mln e kusur shqiptar dhe çuditërisht del e nevojshme për profesionist për të lexuar një vendim gjykatë. Pjesa më e madhe avokatë të mirë. Kam një kërkesë, propozoj një ekspert tjetër, neuro-psikiatër. Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë. Me duket e çuditshme, ore të ndryshojmë profesionin. Të na japë një raport mjeko ligjor që jemi të aftë për të ushtruar profesionin”, ka thënë Korreshi.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–