Sun, Nov 24, 2024

“Skifteri” më i famshëm shqiptar në Angli replikon me gazetarin e The Telegraph. “Jam nivel tjetër”…

  • PublishedOctober 14, 2024

Dorian Puka i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, i dëbuar dy herë nga shteti ishull, e i rikthyer ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit nuk ndalet.

Pasi u tall një ditë më parë përmes një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, i riu nga Lezha ka replikuar përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në The Telegraph gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.

Në redaksinë “Ti Raporton” ka ardhur ky koment i postuar prej Dorian Pukës në Instagram.

Ai në të shkuarën ka qenë subjekt i disa shkrimeve në The Telegraph.

Me një gjuhë aspak etike e anglishte plot gabime, Puka shkruan:

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Westmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit.”



AlbaniaWeb.net