Sun, Nov 24, 2024

Mikrokreditë, zhbllokohen llogaritë! 11 banka lehtësojnë qindra qytetarë, Manja: Do rishikojmë edhe ligjin e përmbarimit

  • PublishedOctober 14, 2024

Pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës që po heton skemën e mashtrimit me mikrokreditë, 11 banka të nivelit të dytë kanë zhbllokuar llogaritë e tyre.

“Janë zhbllokuar të gjitha llogaritë e bllokuara të qytetarëve. Dua të them se kemi ngritur një grup pune të përbashkët me ministrinë, Bankën e Shqipërisë dhe kryeministrinë dhe po shqyrtojmë fenomenin që most e kemi përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen”, tha Manja.

Por pavarësisht një grupi të tillë, një dosje e dytë është nën hetim nga SPAK , mbas mos-kompetencës që ka shpallur një tjetër prokuror, Leonard Filopati.

“Po shikojmë ligjin e përmbarimit provat që mos të abuzojnë më dhe të ketë kontrol mbi këtë shërbim”, deklaroi Manja.

Ministri i Drejtësisë foli edhe për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion që u refuzua nga institucionet e reja, mes tyre dhe nga SPAK.

“Ata thanë që do japin mendime por nuk do jenë fizikisht”, tha Ulsi Manja.



AlbaniaWeb.net