Sun, Nov 24, 2024

“Çfarë libri ka bërë kjo drejtoresha?”, Blerina Muka i përgjigjet akuzave: Sulm dhe përbaltje! Arkeologjia është një shkencë ndërkombëtare

  • PublishedJune 2, 2023

Drejtoresha e Arkeologjisë, Blerina Muka në një intervistë në News24 u shpreh se është bërë një sulm dhe një përbaltje ndaj arkeologëve.

Gjithashtu gjatë intervistës, i është përgjigjur edhe kritikave të historianit Neritan Ceka. Drejtoresha e Arkeologjisë në studion e News24 tha se arkeologjia është një punë në grup dhe një shkencë ndërkombëtare.

“ Drejtimi erdhi me një vendimmarrje kolegjiale. Këtu është një kontribut i rëndësishëm, i një projekti të fituar mbi bazën e pyetje të ngritura. Nëse flasim për autonomi duhet ta përcaktojnë hallkat vendimmarrëse se kush drejton dhe kush jo. Aktualisht janë 35 projekte ndërkombëtare që realizon Instituti, marrëveshjet tona shtrihen në një hapësirë të konsiderueshme”, ka thënë Blerina Muka.

Më herët Neritan Ceka ka thënë: Çfarë libri ka bërë kjo drejtoresha? Miqësia e tyre me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë është e tillë që ka krijuar bllokime. Vendos Asambleja dhe jo kryetari. Duhet të shihen se cila është mënyra më e mirë për të administruar shkencën. Drejtoresha me çfarë vendimi i merr projektet. I merr dot 4 projekte në Akademi, duhet të konkurrohet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.