Sat, Nov 23, 2024

Lidhja me Azet, Erjola Doçi flet për videon tonë ekskluzive

  • PublishedOctober 15, 2024

Iconstyle raportoi muaj më parë për romancën mes moderatores, Erjola Doci dhe reperit Azet. Madje, video e publikuar nga ne, ku dyshja ndodhen bashkë në një makinë bëri xhiron e rrjetit.

Mirëpo, Erjola mohon të jetë vajza në video, edhe pse ngjashmëria është e madhe.

Teksa ishte e ftuar në një intervistë, Erjola u shpreh.

“Jo nuk jam unë ajo, vendosni syzet, unë jam një person krejt tjetër’’.

Mirëpo kjo bie ndesh me një tjetër deklaratë që ka dhënë muaj më parë (lexo këtu).

“Kjo është një video e imja në Snapchat dhe fatkeqsisht unë nuk e kam Snap-in. Nuk e di si më është vjedhur. Momentalisht kam vetëm Instagram-in dhe WhatsApp-in. Ky është shoku im. Kemi qenë miq. Nuk kam qenë në një lidhje me të dhe video-ja duket që është miqësore.”- është shprehur ajo.

Mimikat e saj e tradhëtuan teksa la të nënkuptohej se mes tyre ka patur ose vërtetë ka diçka.

Pra Erjola, je ti në video apo jo?