Mungesë e rëndësishme, Shqipëria pa sulmuesin ndaj Çekisë
Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion Mirlind Dakun për ndeshjen ndaj Çekisë në Nations League, takim ky që do luhet me 16 nëntor.
Sulmuesi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Gjeorgjisë, çka ka bërë që ai të plotësojë numrin e tyre.
Daku u impenjua 65 minuta në Çeki, ndërsa 25 minuta luajti në Gjeorgji.
Futbollisti i lindur në Gjilan deri më tani numëron 8 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar një gol.
(J.S/)