Dështimet në seri te Partizani, mbrojtësi ka një “mision”
Prej dy vitesh Partizani punon në merkato për të gjetur një lider në mbrojtje, por deri më tani ka rezultuar më e vështirë seç ishte menduar. Pas largimit të Belicës te të kuqtë erdhi Menish. Në verën e vitit të shkuar erdhi Koçijan dhe gjashtë muaj më pas, Mikuliç.
Të tre këta lojtarë rezultuan dështime dhe kosto financiare për klubin, pasi u desh të paguhej një pjesë e kontratës së tyre. Së fundmi klubi i kuq firmosi me David Domgjonin dhe mbrojtësi nga Prizreni ka detyrën e vështirë që të thyejë tersin e dështimeve radhazi në merkato sa i përket qendërmbrojtësve.
Ai debutoi në miqësoren kundër Kukësit, teksa vjen te Partizani si një lojtar me mjaft bagazh.