Sun, Nov 24, 2024

Vazhdon përplasja PSG-Mbappe për pagat, zbulohet data e vendimit të Komisionit të Ligës

  • PublishedOctober 15, 2024

Përplasja mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé duket se do të zgjasë pafund. Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) urdhëroi klubin francez në gusht të paguajë 55 milionë për lojtarin, për të shlyer pagat dhe shpërblimet e papaguara gjatë sezonit të kaluar, por klubi kryeqytetas nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe i është drejtuar komisionit të përbashkët të Ligës.

Gjatë seancës së sotme u transmetua edhe një video e një deklarate të Mbappes, ku thoshte se kishte “një marrëveshje me presidentin e PSG-së” dhe se “pavarësisht vendimit, të gjitha palët do të mbroheshin”. Vendimi final i komisionit do të merret me 28 tetor, sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim.

AlbaniaWeb.net