Sun, Nov 24, 2024

I vëllai u vetëvra me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj: O dielli im, më mungon

  • PublishedOctober 16, 2024

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im… Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Tiranë, ku punonjës i Gardës u vetëvrarë me armën e shërbimit. 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë ditën e djeshme rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit. Ndëkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, gardisti ka ndërruar jetë te Trauma.

Familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.