Sat, Nov 23, 2024

10 nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti/ Cilët janë emigrantët e parë në Gjadër, u shpëtuan në det pas nisjes nga Libia

  • PublishedOctober 16, 2024

Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar sot në portin e Shëngjinit, duke regjistruar grupin e parë të emigrantëve.

Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar  parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputëteve italianë.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë.

Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.



AlbaniaWeb.net