Wed, Oct 16, 2024

“Ka arsye të tjera”/ Heidi i jep njëherë e mirë fund dilemave mbi lidhjen me Romeon

  • PublishedOctober 16, 2024

Heidi dhe Romeo, kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat e tyre. Fshirja e fotove nga rrjetet sociale ka shtuar dyshimet se romanca mes tyre ka marrë fund, por deklarata e fundit e Heidit na tregon që jo.

Ditën e djeshme ish-banorja e “BBV” ishte e ftuar në TAR, ku në mënyrë të tërthortë deklaroi se arsyeja kryesore pse vazhdon të qëndrojë në Shqipëri nuk është kontrata në Top Channel, por Romeo.

“Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”, deklaroi Heidi Baci.

Heidi la të kuptuar se mes tyre ka një krizë, në rreshtat e poezisë që Egla lexoi të shtunën në “Goca dhe Gra”. Ndërkohë Romeo hoqi të gjitha fotot nga instagrami, mes tyre edhe fotot me Heidin.

Se çfarë po ndodh me çiftin, mbetet mister….