Sun, Nov 24, 2024

Vrasja e menaxherit të VIP-ve në Tiranë, Gjykata jep vendimin për Elsi Levendin që ekzekutoi Jurgen Kurtin

  • PublishedJune 2, 2023

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për vrasjen e Jurgen Kurtit, Elsi Levendi. Kështu për këtë të fundit është lënë në fuqi masa fillestare, dënimi prej 16 vitesh burg, i cili në një të tretën e tij përkthehet në rreth 10 vite.

Mbi Levendin rëndon akuza “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 mars të vitit 2019 rreth orës 22:15 në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë. Kurti, i njohur si menaxhei i VIP-ave në vend, u vra në hyrje të banesës së tij.

Vendimi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 523, datë 01.03.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.L, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit J.K, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 16 (gjasjtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.L do të vuaj 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me 25 vjet burgim.

Nga i pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, pasi çështja penale për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim nuk duhej të fillonte.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 02.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.523 datë 01.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.