Wed, Oct 16, 2024

Fitore në momentin e duhur, Brazili rikthehet tek suksesi me “poker” golash, Dorival: Ende nuk jemi të konsoliduar

  • PublishedOctober 16, 2024

Fitore që vjen në momentin e duhur. Kështu mund të konsiderohet fitorja e Brazilit ndaj Perusë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës Latine për Kupën e Botës. Një fitore me “poker” golash, që vjen pikërish atëherë kur duhej, pasi ekipi i drejtuar nga Dorival Junior, pas rezultateve të fundit negative, po rrezikonte shumë pse jo edhe kualifikimin mes 6 më të mirave.

Protagonist i sfidës ishe sulmuesi i Barcelonës Raphinha, i cili realizoi një dopietë, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në dy raste, konkretisht në minutën e 38 dhe 54.

Për të kompletuar fitoren e “verdhjeshilëve”, menduan Pereira dhe Luiz Henrique, të cilët brenda 3 minutave lojë shënuan dy gola. Në këtë sfidë tekniku i 5 herë kampionëve të Botës, aktivizoi edhe disa lojtarë të rinj, të cilët luajnë në Serinë A braziliane, si Gerson, Jesus apo Luiz Henrique.

Pas përfundimit të takimit, Dorival ishte pjesërisht i kënaqur dhe teksa analizoi fitoren e skuadrës së tij theskoi se skuadra e tij ende nuk është e konsoliduar: “Na duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ky është një ekip ende i jo i formatuarnë 100%. Nuk mund të jem i qetë e t’Ju them juve që kjo skuadër do të mbajë të njëjtin nivel loje edhe në ndeshjet e rradhës. Na duhet të punojmë akoma më shumë, pasi përpara kemi sfida akoma edhe më të vështira”.

Me këtë sukses, Brazili u ngjit në vendin e 4, me 16 pikë, 4 pikë më shumë se sa vendi i 7 që mbahet për momentin nga Bolivia.

AlbaniaWeb.net