U kap me rreth 1000 rrënjë kanabisi brenda shtëpisë, përfundon në pranga i riu shqiptar në Belgjikë
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge në zonën e Souvret, pasi u kap duke u kujdesur për rreth 1000 rrënjë kanabisi brenda një banese të përshtatur si plantacion për bimët narkotike.
Sipas mediave belge bimët ishin ndarë në 3 dhoma, ku në total u gjetën 963 rrënjë për të cilat kujdesej i riu shqiptar.
Para gjykatës i riu pranoi rolin e tij si përgjegjës në rritjen e bimëve të kanabisit për llogari të personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e një organizate të strukturuar kriminale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–