Gjadri e Shëngjini, si do të funksionojnë qendrat? 21 vende në listën italiane
Skepticizmi i fillimit është fashitur, e tani BE-ja po i kushton vëmendje të re idesë së kryerjes së procedurave të azilit në të ashtuquajturat vende të treta, që në bllokun europian po bëhet gjithmonë e më popullore e në Shqipëri po testohet për herë të parë në praktikë.
16 burrat nga Egjipti dhe Bangladeshi që u kapën nga roja bregdetare italiane në det të hapur, do të presin në vendin tonë një përgjigje për kërkesën e tyre për azil. Po të jetë negative përgjigja, ata do të riatdhesohen menjëherë. burrat do të dëbohen drejtpërdrejt.
Dy qendrat pritëse të ngritura nga qeveria italiane përbëjnë të parën ujdi të këtij lloji, sipas të cilës një vend të Bashkimit Europian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e unionit, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.
Të mbërritur sot në Shëngjin, do të kontrollohen aty e më pas dërgohen në brendësi të vendit në Gjadër, rreth 15 minuta larg me makinë larg, ku do të qëndrojnë derisa të përpunohen kërkesat e tyre. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet.
Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes. Italia e ka sqaruar se vetëm burrat “jo të cenueshëm” që vijnë nga vendet e klasifikuara si të sigurta, do të dërgohen në Shqipëri. Aktualisht janë 21 vende të tilla në listën italiane.
Vitin e kaluar, 56,588 emigrantë mbërritën në Itali nga vetëm katër prej këtyre vendeve: Bangladeshi, Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia. Shumica ikin shpejt nga qendrat e pritjes sepse objektivi i tyre i vërtetë është Europa më e pasur veriore. Sipas marrëveshjes deri në 36 mijë emigrantë mund të dërgohen për përpunim në territorin shqiptar çdo vit nga Italia, për sa kohë që ata vijnë nga lista e vendeve të sigurta.
AlbaniaWeb.net