Wed, Oct 16, 2024

Ligji për kërkimin shkencor/ Debate në komisionet parlamentare për nismën e qeverisë

  • PublishedOctober 16, 2024

Seancat dëgjimore për projektligjin e shkencës e kërkimit shkencor vijojnë në komisionin e medias, këtë herë me përfaqësuesit e sindikatës së punonjësve të arsimit të lartë.

Teksa ministria e arsimit këmbëngul se ky projektligj hap mundësi të reja për kërkimin shkencor jashtë universiteteve, akademikët janë në të njëjtin mendim se ka përplasje të draftit të shkencës me ligjin ekzistues të arsimit të lartë si dhe ndërhyrje të politikës në strukturat e reja për vlerësimin apo këshillimin e veprimtarisë shkencore, duke kopjuar keq sipas tyre modelin slloven.

Psh. në përbërje të komitetit në slloveni të parët nuk janë ministrat, por drejtuesit e kërkimit shkencor, kryetarë të konferencës së kryetarëve, apo përfaqësues të sindikatave”– u shpreh Sandër Govaci, kryetar sindikate.

“Pse e shihni si politizim? Shikojeni si ngritje steke për shkencën. Ky ligj nuk prek universitetet, por krijon hapësira të reja jashtë saj”-u shpreh Ana Kapaj, zv ministre.

“Edhe nëse vlerësimin e veprimtarisë shkencore e bën ministria, nuk do të ishte i besueshëm”- u shprehën akademikët.

Vlerësimi bëhet një herë në 3 vjet nga ministria mbi ato institucione që financohen nga buxheti i shtetit për kërkimin shkencor!”- u shpreh Erzen Tola.

Këtë të mërkurë përfundon konsultimi publik mbi draftin, e duhet pritur nëse ndryshimet e kërkuara do të reflektohen.

Mirëpo kërkesa e Konferencës së rektorëve për të pezulluar procedurat parlamentare për miratim të tij, nuk është marr në konsideratë…



AlbaniaWeb.net