Wed, Oct 16, 2024

Sulmuesi i Romës rikthehet në dispozicion, mund të luajë ndaj Interit

  • PublishedOctober 16, 2024

Paulo Dybala do të jetë gati për ndeshjen kundër Interit. Këtë e ka bërë të ditur Sky Sport, paraditen e kësaj të mërkure.

Ky lajm pritej me padurim te Roma, me argjentinasin i cili pasi humbi ndeshjen e fundit jashtë fushe në Monza dhe ndeshjet me kombëtaren për shkak të problemeve fizike, do të rikthehet në dispozicion të trajnerit Juric për ndeshjen e të dielës.

30-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar edhe 1 gol.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net