Sat, Nov 23, 2024

Vrasja e kryebashkiakut në Liban, reagon Izraeli: Synojmë vetëm Hezbollahun, por ata përfitojnë nga civilët

  • PublishedOctober 16, 2024

Izraeli është përgjigjur për bombardimet e fundit në qytetin Nabatieh në Liban, që i mori jetën 6 personave, përfshirë kryebashkiakut të një qyteze të vogël.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon ka reaguar për këtë sulm, duke thënë se IDF po synon vetëm të shkatërrojë Hezbollahun.

“Ne synojmë bazat e Hezbollahut. Ne e dimë se Hezbollahu shumë herë përfiton nga civilët”, tha ai.

Deri më tani, numri i libanezëve të vrarë nga sulmet izraelite ka shkuar në 2,367 që nga përshkallëzimi i tetorit të kaluar, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.



AlbaniaWeb.net