Wed, Oct 16, 2024

E para luhet kundër Egnatias, pesë javë “ferri” për Teutën

  • PublishedOctober 16, 2024

Ashtu si shumë kampionate në botë, edhe Kategoria Superiore është ndërprerë për t’u lënë vend angazhimeve të skuadrave përfaqësuese. Pikërisht për shkak të kësaj ndërprerjeje, në klubin e Teutës kishin menduar që ekipi të qëndronte 24 orë pushim ku lojtarët rikuperuan energjitë.

Prej dy ditësh blutë kanë zbritur në fushë për të vijuar përgatitjet për ndeshjet ndaj Egnatias për llogari të javës së 9-të. Stafi teknik ka përfituar nga java e plot e kampionatit për të korrigjuar disa gjëra në skuadrën e tij dhe për të punuar me ekipin në rritjen psikologjike të tij, për të përballur një sfidë siç do të jetë ajo e fundjavës ndaj Egnatias.

Tekniku shkodran ka punuar më shumë me ekipin psikologjikisht për një arsye të thjeshtë. Skuadra duhet të jetë e qetë në këtë transfertë dhe të jetë dhe në asnjë mënyrë të mos jetë nën presionin e pikëve. Fitorja ndaj Tiranës, sigurisht që ka rritur adrenalinën te Teuta e për më tepër që skuadra tashmë është në rrugën e duhur dhe brenda pritshmërive.

PROBLEMET – Teuta në tri javët e fundit ka pasur mungesa, e megjithatë skuadra e trajnerit Edi Martini nuk i ka ndier edhe aq shumë. Durrsakët janë treguar një ekip simpatik, i konsoliduar dhe që ka ende shumë për të dhënë, sepse disa nga afrimet nuk janë ende në 100% e tyre.

KALENDAR MALORE – Teuta ka kalendar të vështirë në 5 javët e Superiores. Nga 5 takime që ajo luan deri në datën 9 nëntor, tri prej tyre i luan në transfertë. Kështu, Teuta e nis në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Më pas Teuta udhëton në Ballsh, por rikthehet në shtëpi dhe përball do këtë Elbasanin, më pas udhëton serish në një transfertë ndaj Partizanit e në fund e mbyll me Skënderbeun në Durrës.

Pesë ndeshje që mund të thonë shumë për ecurinë e Teutës. “Djemtë e detit” kanë një bilanc pozitiv në përballjet që kanë zhvilluar në transfertë. Durrsakët shpresojnë që të pauza t’u bëjë mirë dhe ta rinisin kampionatin aty ku e lanë. Me paraqitje akoma më të mira, ndërsa tashmë synimi kryesor janë pikët e plota ndaj Egnatias.

AlbaniaWeb.net