Thu, Oct 17, 2024

Pasi u zunë, goditi me sfurk kushëririn e tij, arrestohet 34-vjeçari në Kukës

  • PublishedOctober 17, 2024

Goditi me mjet të fortë, kushëririn e tij, gjatë një konflikti të çastit, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:

R. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



AlbaniaWeb.net