Aplikimi i Inteligjencës Artificiale ndaj Akuaponise mund te ndikoj ne fuqizimin e ekosistemit për zhvillimin e ndërmarrjeve të akuaponisë në vendet e Adriatikut Juglindor
Aplikimi i Inteligjencës Artificiale ndaj Akuaponise mund te ndikoj ne fuqizimin e ekosistemit për zhvillimin e ndërmarrjeve të akuaponisë në vëndet e Adriatikut Juglindor
Akuaponia përfaqson një prej metodave të agrikulturës së qëndrueshme, pasi ajo integron akuakulturën (kultivimin e llojeve të organizmave shtazor ujorë, si peshqit dhe karkalecat) me hidroponinë (ku bimët rriten pa tokë) duke krijuar një mjedis simbiotik. Gjithashtu kjo teknologji ka qëllim të mbroj resurset, duke përmiresuar eficiencën, sipas publikimit të Gösta dhe kolegëve të tij në 2022. Më poshtë paraqiten komponentët e sistemit të akuaponisë sipas publikimit të Rakoci dhe kolegëve të tij, në 2006.
Pikërisht, rreth promovimit të kësaj teknologjie ngrihet projekti I-AM_Smart Aquaponics (Supporting Italy, Albania and Montenegro’s Smart Aquaponics initiatives), i cili në javën e dytë të muajit Tetor, (11 dhe 12 Tetor 2024), u soll në kryeqytetin e Shqipërise, Tiranë nga partneri Shqipëtar në këtë projekt, Albanian Center for Environmental Protection and Sustainable Development (ACEPSD) ose në gjuhën Shqipe, kjo organizate jo-fitimprurëse (OJF), e njohur si Qëndra Shqipëtare për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Projekti I-AM_Smart Aquaponics ka si qëllim të siguroj strategji të përshtatshme, metodologji specifike dhe zgjidhje teknologjike në shfrytëzimin e mundësive rajonale dhe kombëtare, duke mundësuar që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të akuaponise të arrijnë potencialin e tyre të dëshiruar. Në mënyrë më specifike, me qëllimin e mbështetjes së inisiativave inteligjente në itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, projekti do të zhvilloj një axhendë të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në vëndet e programit Interreg. Kjo do të arrihet bazuar në eksperiencën dhe ekspertizën e pesë organizatave që operojnë në Pulia, Molize, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Pas disa aktiviteteve të organizuara nga organizatat partnere Italiane (në rajonin e Pulias dhe Molizes, respektivisht), në 11 Tetor në Tiranë (Shqipëri), prane Akademise se Shkencave te Shqiperise (ne sallen Aleks Buda) u realizua seminari mbi fuqizimin e ekosistemit për zhvillimin e ndërmarrjeve të akuaponisë në vëndet e Adriatikut Juglindor, si Shqipëria dhe Mali i Zi. Pas fjalimeve përshëndetëse nga Kryetari i Seksionit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Akademine e Shkencave dhe përgjegjëses së Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ky seminar shërbeu për njohjen e pjesëmarrësve me objektivat dhe zhvillimet e këtij projekti në rajon. Gjithashtu, Prof. Licio Colbari bëri një prezantim mbi praktikat më të mira dhe historite e suksesit në mbarë globin, të cilat shfaqen interes jo vetëm nga përfaqsuesit e botës akademike dhe shkencore, por edhe nga përfaqsuesit e bizneseve dhe sektorit të akuakulturës. Eksperiencat mbi Akuaponinë në Mal të Zi dhe në Shqipëri, të cilat u paraqitën nga Igor Samardžić (Dioqeza e Budimlje dhe Nikšić) dhe Prof. Rigers Bakiu nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ekspertët dhe përfaqsuesit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si Xhesian Abedini dhe Marco Kule sollën në vëmendje të rejat e fundit që lidhen me sektorin e akuakulturës në Shqiperi, në planin e rregulloreve, aplikimit të tyre dhe përqasja ndaj Zonave të Përcaktuara për Zhvillimin e Akuakulturës në Shqipëri. Ky event u mbyll nga diskutimet midis partnerëve dhe aktorëve të interesit mbi krijimin e ekosistemit për zhvillimin e Akuaponisë në Adriatikun Juglindor.
Gjithashtu, ky projekt këtë herë vjen edhe në formen e një workshopi mbi Akuaponinë dhe Inteligjencën Artificiale në Adriatikun Juglindor, i cili u organizua në datë 12 Tetor 2024 pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të ekzaminonte sfidat politike, të cilat autoritetet e qeverive në nivel kombëtar dhe rajonal, përballen përgjatë zhvillimit të akuaponisë, të cilat marrin një kuptim të vecantë në axhendat e përbashkëta territoriale. Pikërisht, gjithë pjesëmarrësit, të cilët ishin jo vetëm ekspertë teknikë, e përfaqsues të sektorit privat dhe OJF-ve nga vëndet e Adriatikut Juglindor (si Shqipëria dhe Mali i Zi), por edhe qytetare dhe insitucione shkencore, u njohën me strukturën e kësaj axhende dhe hapat e ndërmarra në pergatitje të kësaj axhende nga partnerët e projektit nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Njëkohesisht, në këtë workshop, pjesëmarrësit u informuan rreth state-of-the-art dhe trendeve në akuaponi, duke inkurajuar të mësuarin reciprok nëpërmjet bërjes publike të praktikave më të mira dhe eksperiencave në menaxhimin dhe zhvillimin e akuaponisë, pa harruar edhe aspektet ndërsektoriale nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Në mënyrë më specifike, nëpërmjet prezantimeve dhe diskutimeve te iniciuara nga Jelena Gutović (nga Kisha Sëbre në Mal të Zi) dhe Prof. Rigers Bakiu, ky workshop shërbeu si një oportunitet për të identifikuar zonat kyce në përmirësimin e mjedisit të biznesit për akuaponinë – përfshirë këtu perspektivat për sektorin privat dhe ato nga OJF-ët, ndërsa u vendos në vëmendje të kuptuarit e oportuniteteve dhe sfidave të vëndeve ku aplikohet akuaponia, lidhur kjo me koherencën politike për zhvillimit përkatës. Bashke me perfaqsuesit e bizneseve, si per shembull, Inxh. Jani Taci, theksi u vendoset gjithashtu në rrugëzgjidhjet inovative për zhvillimin e qëndrueshëm të akuakultures në vëndet e Adriatikut Juglindor.