Video/ Dhuna ndaj Kleas, Antonela Berisha shfaqet në Gjykatën e Tiranës
Ditën e sotme, në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha për dhunimin e Klea Prengës.
Iconstyle, ju sjell me video momentin kur Antonela Berisha ndodhet në hollin e Gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës ndaj saj dhe të motrës Marielës që ndodhet në arrest në burg.
Kujtojmë se dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha u dorëzuan në polici pasditen e djeshme (lexo këtu).
Dhuna ndaj Klea Prengës ndodhi në fund të muajit gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”. Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24-vjeçarja dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Menjëherë ndërhyri stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë.
Pas sherrit dy motrat u larguan të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.