Sat, Nov 23, 2024

“Drejt përfundimit Ura e Bilçës”, Rama ndan pamjet: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar

  • PublishedOctober 17, 2024

Ura e Bilçës në Berat është drejt përfundimit, ku pas vendosjes së trarëve ka filluar puna përmbi strukturën e urës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga procesi i punës, ndërsa shkruan se ky investim do të jetë një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit.

“Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar”, ka shkruar kryeministri.