Thu, Oct 17, 2024

Kuvendi zgjedh me shumicë të thjeshtë anëtarët e rinj në KLGJ e KLP

  • PublishedOctober 17, 2024

Kandidatët e vetëm në garë nga radhët e shoqërisë civile për dy vende vakante në organet drejtuese të drejtësisë iu nënshtruan një votimi formal në seancë plenare të enjten, pasi nuk arritën të marrin shumicën e cilësuar të votave në dy raundet e para të votimit.

Me një shumicë të thjeshtë votash që erdhën vetëm nga mazhoranca, u zgjodh anëtarja e re në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke zëvendësuar kryetaren e këtij këshilli , së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023.

Po ashtu, i vetmi kandidat në garë për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u votua , i cili  zëvendëson vendin vakant të lënë nga , i larguar nga procesi i vetingut.

Me një votim elektronik të fshehtë, Theodhori mori 69 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër, ndërsa për Fejzullën ishin 68 vota pro, 4 abstenim dhe 1 kundër.

Kryetarja e Kuvendit, , njoftoi se sipas dispozitave ligjore të dy kandidatët e listës së tretë të shortit të hedhur në nënkomisionin e posaçëm parlamentar konsiderohen të zgjedhur.Ky votim përmbyll një proces të gjatë të nisur që me shpalljen e vendeve vakante nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile në korrik të vitit të shkuar.

Gara u luajt vetëm mes këtyre dy emrave pasi të dy kandidonin për KLGJ dhe për KLP kandidonte vetëm Fejzulla.

Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, ndërsa gara për KLP-në ishte futur në ngërç pasi nuk kishte asnjë kandidat në dy raundet e para të votimit në seancë plenare.

Rastësia e shortit të tretë caktoi nga një emër për secilin vend vakant në këshill,  duke nxjerr fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP.

Lista e kandidatëve nga shoqëria civile gjatë fazës të verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit u reduktua në vetëm dy emra nga 6 të tillë të sjellë nga komisioni Ad-Hoc i ngritur nga Avokati i Popullit që bën verifikimin paraprak të tyre.

Përfaqësuesit e opozitës në nënkomisionin e posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve e kontestoi  si antiligjore dhe paracaktuese reduktimin e listës së kandidatëve, ndërsa sipas mazhorancës skualifikimi bazohej në kriteret e forta të verifikimit të përcaktuara në ligj.