Trajneri i Tottenham: Humbja me Brighton më ka stresuar, pres reagim
Pas humbjes 3-2 me Brighton dhe pas pushimit të kombëtareve, Tottenham kërkon maksimumin ndaj Ëest Ham. Tekniku i londinezëve, Postecoglou preku tema të ndryshme, në intervistën e dhënë së fundmi.
“Asnjëherë nuk dihet nëse pushimi ndërkombëtar mund të ndikojë te ekipi në një mënyrë pozitive apo negative.
Humbja 3-2 me Brighton- Ka një tendencë për të analizuar gjërat më shumë sesa duhet. Nuk ishte një paraqitje e mirë. Mënyra se si luajtëm nuk më ka bërë të ndihem mirë për dhjetë ditë, jam gati të shpërthej sapo ekipi të kthehet në fushë dhe kjo do të jetë terapia ime” – tha trajneri.
(J.S/)