Thu, Oct 17, 2024

“Kënga jonë “Për Ty” merr një kuptim tjetër”/ Reagon Rita për vdekjen e Payne

  • PublishedOctober 17, 2024

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka shprehur trishtimin e saj lidhur me vdekjen tragjike të Liam Payne.

Ajo e përshkroi atë si një njeri me shpirt të mrekullueshëm, duke shkruar: “Unë jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë.

Rita më tutje vazhdoi: Më pëlqeu shumë të punoja me të – ai ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë skenës dhe jashtë saj.”

Rikujtojmë që Liam Payne dhe Rita Ora kishin bashkëpunuar në hitin e njohur “For You”, dhe ky lajm i trishtueshëm ka prekur thellë fansat e tyre dhe botën e muzikës.

Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për Ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P.”, përfundoi këngëtarja.