Tue, Nov 26, 2024

Nisi spektaklin e ri, Agron Llakaj i pikëlluar për mungesën e Kostandinës

  • PublishedOctober 17, 2024

Aktori i njohur Agron Llakaj më 12 tetor nisi spektaklin e tij më të ri që quhej“PaPare Najt”. Edhe pse kaluan kohë dhe aktori ka vazhduar të ecë përpara me karrierën, mungesa që ka për bashkëshorten e ndjerë nuk e lë të qetë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur me dhimbje se ky është spektakli i parë që nis pa bashkëshorten. Këtë mungesë të sajën e cilëson “ulëritëse”.

‘PaPare Najt’, show i parë që nisa pa ty Kostandina … ah sa më mungon ti dhe e qeshura jote… jam dhe s’di ku jam?! Mungesa jote është ulëritëse.