Sun, Nov 24, 2024

“Flasin për bluzën time në vend që të flasin për listat e hapura”, Basha: Fakti që i ikin debatit, do të thotë se kanë frikë nga vota e qytetarëve

  • PublishedJune 2, 2023

Të krijojmë ortek qytetar të papërballueshëm për këtë grup politik, ta kuptojnë se është me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duhet ti rikthehemi serish Kodit Zgjedhor. Duhet të kumbojë zëri i qytetarëve, të prirë nga rinia.

Të bashkojmë vullnetet e qytetarëve kudo ku janë, në 2025 të kërkojmë lista të hapura. Duke filluar që sot. Edhe debatet politike, merren me gjithçka përveçse me tre propozimet. Djallëzitë politike të heqë mendjen e qytetareve lidhur me temat që lidhen me fatet e njerëzve.

Flasin për bluzën time në vend që të flasin për listat e hapura, për kufizim mandatesh dhe vettingun e politikanëve. Të mbajmë vëmendjen për çështje që janë me rendësi për njerëzit.

Debati sot është:

A jeni për listat e hapura? Po apo jo?
A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?
A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?
A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjësonit? Po apo jo?
Fakti qe ikin debatit do te thotë se kane frike. Duhet te imponojmë debat qytetar për problemet e qytetareve. Te përbuzim skemat e tyre dhe tallavanë e tyre. 2025 nuk është afër, por as larg nuk është. Duhet të japim forme sot një bashkimi qytetaresh. Na bashkon halli i një demokracie të marrë peng. Te çlirojmë demokracinë. Të majtë dhe të djathte të bashkohemi, të çlirojmë votën e qytetarëve. Vota e qytetarëve është në kafaz prej 2008-ës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.