“Shëmtim i përjetshëm në fytyrë”, avokati i Klea Prengës: Është në gjendje të rënduar, vazhdon të marrë kërcënime! Nga motrat Berisha nuk ka pasur…
Dy muaj pas ngjarjes ku dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga, avokati i të resë ka deklaruar se ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Në një intervistë mëngjesin e sotëm në “Breaking”, Top News, avokati i Kleas ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar.
Madje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime. Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, avokati tha se përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.
“Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar.
Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës. Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është më i rëndë”- u shpreh avokati Alfred Duka.
AlbaniaWeb.net