Sat, Nov 23, 2024

Vota e diasporës në rrezik: KQZ paralajmëron sfida me afatet zgjedhore

  • PublishedOctober 18, 2024

Nëpërmjet një letre dërguar 7 partive që kanë përfaqësues në Kuvend, KQZ informon se ka zhvilluar një takim me të gjithë operatorët e shërbimit postar ndërkufitar, ku është konkluduar se afatet zgjedhore të tanishme mund të pamundësojnë votimin e diasporës.

Celibashi informoi partitë se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30 deri në 45 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit, ndërkohë që KQZ ka afat vetëm 10 deri në 12 ditë.

“Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar sqaruan se koha që u duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria në adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit është 54 ditë. Koha më e shkurtër, që gjithsesi do ta vendoste procesin në vështirësi ose , është 30 ditë. Siç e dini, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit, janë rreth 10-12 ditë para datës së zgjedhjeve,” sqaron .

Sipas tij, duke iu referuar përvojës në vende të tjera të Europës që aplikojnë votën e diasporës, afatet ende lënë vend për dyshime nëse procesi mund të dështojë.

“Praktikat e vendeve të tjera, ku disa prej këtyre operatorëve janë përfshirë në votimin nga jashtë, konfirmojnë se periudha e dërgimit dhe kthimit të fletëve të votimit nga jashtë zgjat jo më pak se 45 ditë,” thuhet në shkresën që KQZ u ka dërguar partive.

Mësohet se KQZ ka kryer edhe testime për votimin nga jashtë, por rezultati ka qenë zhgënjyes pasi procesi i dërgimit dhe mbërritjes së zarfit nuk është realizuar brenda 10 ditësh.

Pas informimit nga KQZ, partitë politike duhet të mendojnë për zgjidhjen e këtij ngërçi. Një zgjidhje mund të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, duke lejuar që emigrantët të votojnë më herët, ose t’u jepet mundësia që votat e tyre të mbërrijnë dhe të numërohen pas zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, edhe Komisioni Rregullator nuk gjeti dakordësi për rregullat se si do të votojnë emigrantët. Mbledhja e zhvilluar këtë të premte u mbyll pa produkt dhe u shty për një ditë tjetër, pasi anëtarët nuk arritën të bien dakord për dokumentet me të cilat do të regjistrohen emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë.