Fri, Oct 18, 2024

Probleme për Asllanin, mund të mungojë ndaj Romës

  • PublishedOctober 18, 2024

Inter do të sfidojë në fundjavë Romën, në kuadër të Serie A. Për këtë ndeshje në dyshim për zikaltërit është mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili  ka pësuar një goditje në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Nëse Asllani nuk ia del, trajneri Inzaghi mund të ftojë dikë nga skuadra e të rinjve të Interit. 22-vjeçari Asllani në këtë sezon është impenjuar në 5 ndeshje në Serie A, pa mundur dot të shndërrohet në protagonist. Në edicionin e kaluar, ai ka luajtur 23 ndeshje.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net