Sat, Oct 19, 2024

Shpërthime në Tel Aviv dhe Haifa, sulmi i ri i Hezbollahut me dronë ndez sirenat e alarmit

  • PublishedOctober 19, 2024

Hezbollahu nisi një sulm të ri me dron në Izrael herët në mëngjes.

Sirenat u dëgjuan në Tel Aviv dhe Haifa ndërsa një dron depërtoi në mbrojtjen ajrore izraelite dhe u rrëzua në një ndërtesë në zonën e Ceesarias, midis Tel Avivit dhe Haifës.

Objektivi ishte ndoshta baza në Glilot, e cila është selia e shërbimit inteligjent të Izraelit. Siç raporton The Times of Israel, sirenat paralajmëruese nuk janë aktivizuar në Cezare, ku ka një shtëpi kryeministri Benjamin Netanyahu.

Në të njëjtën kohë, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei deklaroi se “vdekja e Yahya Sinwar nuk do ta ndalë “Boshtin e Rezistencës”” dhe se “Hamasi do të vazhdojë të ekzistojë”.



AlbaniaWeb.net