Sun, Nov 24, 2024

Hakmarrje nga Libani! Një dron niset drejt rezidencës së Netanyahut, u tentua eliminimi i kryeministrit izraelit

  • PublishedOctober 19, 2024

Një dron u nis drejt rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare, në veri të Izraelit.

Netanyahu nuk ishte në ndërtesë dhe nuk pati viktima, tha zëdhënësi i kryeministrit izraelit.

“Objektivi i sulmit me dron në Izraelin qendror ishte shtëpia private e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare”, shkruhej në raportimin e agjencisë së lajmeve Katarit Al Araby, e cituar nga gazeta izraelite Ha’aretz.

Më parë Forcat e Mbrojtjes izraelite kishin njoftuar se një dron nga Libani kishte goditur sot qytetin e Cezaresë. Dy drone të tjerë u kapën.



AlbaniaWeb.net