Sat, Oct 19, 2024

Djali i vogël i Beckham-ve konfirmon lidhjen me të dashurën 10 vite më të madhe

  • PublishedOctober 19, 2024

Cruz Beckham ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë.

Djali më i vogël i David dhe Victoria Beckham zyrtarizoi në Instagram romancën e tij të re me të dashurën Jackie Apostel, ndërsa e uroi për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen xx,” shkroi ai në Instagram Stories. “Të dua.”

Mesazhi i ëmbël i 19-vjeçarit u shfaq mbi një foto të Jackie-t, e cila thuhet se mbushi 29 vjeçe, e rrethuar nga miqtë teksa ishte ulur para një torte ditëlindjeje me qirinj.