Sun, Nov 24, 2024

Ky është gabimi më i madh që Megi Pojani ka bërë në jetë

  • PublishedOctober 20, 2024

Moderatorja e Përputhen, Megi Pojani ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të shtunë. Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj private pasi i përgjigj disa pyetjeve nga Egla Ceno.

Një ndër pyetjet që iu bë ishte edhe cili ishte gabimi më i madh që kishte bërë në jetë.

“Tre muaj të jetës sime unë kam qenë mbipeshë, në atë tre muaj unë vendosa të shtiresha si balerinë, ky është gabimi më i madh që kam bërë dhe kur e mendoj veten time tek Dancing With The Stars, them Megi nuk je njohur kurrë për një vajzë të mbushur bravo të qoftë, njëherë që t’u dha mundësia të veshësh kostumet e vogla, ishe ashtu”, tha Megi.