“Maratona e Tiranës 2024″, Luiza Gega mbërrin e para në vijën e finishit
Luiza Gega ka mbërritur e para në vijën e finishit në “Maratonën e Tiranës 2024” që mbahet sot.
Rekordi kombëtar i shënuar këtë herë është 2 orë e 34 minuta e 7 sekonda, duke u përmirësuar kështu me 1 minut. Pra në këtë kohë ajo ka vrapuar 42 kilometra.
Edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës kishte të pranishëm rreth 4 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rreth 50 vende të botës që do të bëhen pjesë e garës.
Maratona është kthyer një traditë për kryeqytetin, ndërsa sot startoi në orën nga 09:00 dhe pritet të përfundojë në orën 16:00. Gjatë këtyre fashave orare rrugët kryesore brenda unazës së mesme do të bllokohen.
Lexo edhe: Sot “Maratona e Tiranës 2024″! Policia merr masat, ja cilat janë rrugët që do të bllokohen
AlbaniaWeb.net