Sun, Nov 24, 2024

Dështon sulmi në ambasadën izraelite në Berlin! Arrestohet 28-vjeçari nga Libani, në kërkim xhaxhai i tij

  • PublishedOctober 20, 2024

Forcat speciale të policisë gjermane kanë arrestuar një 28-vjeçar libian të akuzuar si terrorist.

Ai dyshohet se është i lidhur me ISIS-in dhe po planifikonte një sulm ndaj ambasadës izraelite në Berlin.

Arrestimi ndodhi me kërkesë të një shërbimi sekret të huaj, i cili njoftoi homologët e tij gjermanë. Megjithëse i arrestuari nuk ishte nën vëzhgimin e antiterrorizmit gjerman, për të kishte një urdhër dëbimi për shkak se ishte emigrant i paligjshëm dhe kërkesa e tij për azil politik ishte refuzuar.

Arrestimi ndodhi në afërsi të Brandenburgut. Oficerët bastisën gjithashtu një apartament tjetër në Sankt Augustin, pranë Bonit. Policia gjermane konfirmoi se personi i arrestuar nuk ishte në mesin e të dyshuarve të ndjekur nga departamenti kundër terrorizmit.

Bastisja filloi vetëm kur një shërbim sekret nga një vend tjetër dërgoi përgjimet e dyshimta në Berlin. Sipas akuzës, libiani ka dashur të sulmojë ambasadën izraelite në Berlin edhe pse nuk është sqaruar nëse do ta realizonte këtë me armë apo eksploziv.

Pas sulmit, emigranti libian kishte planifikuar të ikte në shtëpinë e një xhaxhai në Sankt Augustin dhe më pas të ikte jashtë vendit. Xhaxhai i të arrestuarit është në arrati, por po kërkohen prova për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë.

Ambasada izraelite në Berlin konfirmoi se ishte planifikuar një sulm kundër selisë diplomatike.



AlbaniaWeb.net