VIDEO/ Manaj rikthehet “i frikshëm” pas dëmtimit, dopietë me Sivasspor
Rei Manaj protagonist. Sulmuesi kuqezi i Sivasspor ka realizuar dopietë mesditën e kësaj të diele, teksa ndëshkoi dy herë portën e Hatayspor. Fillimisht, ylli kuqezi realizoi me kokë, pas një krosimi të Turgunboev, në minutën e 43-të.
Për të parë golin e dytë personal të tij, u desh të vinte minuta e 73-ë, kur ai përktheu në gol një 11-metërsh.
27-vjeçari rikthehet kështu në formë, teksa në ndeshjet e fundit ka munguar për shkak dëmtimi. Manaj nuk luajti në 3 ndeshjet e kaluara të kampionatit, sakaq nuk u grumbullua as nga Sylvinho për takimet e rëndësishme të tetorit.
Në 6 ndeshje, lojtari në këtë sezon ka shënuar 3 gola, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit. Në edicionin e parë, Manaj arriti në kuotën e 18 golave.
GOAL🇹🇷 | Sivasspor 1-0 Hatayspor | Rey Manaj pic.twitter.com/ZQiJXaDTRN
— Kevin Highlights. (@abongo_jr) October 20, 2024
(J.S/)