Sun, Oct 20, 2024

Barazim me gola, Partizani dhe Elbasani ndajnë pikët (VIDEO)

  • PublishedOctober 20, 2024

Barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për Superioren, të mbajtur në “Elbasan Arena”.
Të kuqtë festuan në minutën e 23-të, teksa Zeka goditi saktë nga brenda zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar. Skuadra nga Elbasani rriti presionin dhe vendosi ekuilibrat me Ze Gomes, me këtë të fundit që u hodh mbi të gjithë, për të realizuar me kokë.

Ekipi kryeqytetas e nisi mirë pjesën e dytë. Cara tentoi në minutën e 55-të, por pa rezultat.Pak më vonë, Rrapaj bëri gjithçka vetë, por në fund nuk u koordinua si duhet.

Elbasani shënoi gol në minutën e 90-të me Lleshin, por u anulua për faull në sulm.

Me këtë rezultat, Partizani kryeson kampionatin pas 9 javësh me 16 pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Vllaznisë në transfertë.

Në krahun tjetër, Elbasani mban vendin e katërt me 14 pikë dhe do përballet me Skënderbeun.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net