Sat, Nov 23, 2024

Blerje votash dhe krim, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja

  • PublishedOctober 20, 2024

Ish-deputeti socialist u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga  gjobë deri në pesë vjet.

Çyrbja u thirr dhe u mor në pyetje në SPAK më 10 tetor. Kur doli nga zyrat e SPAK ai deklaroi se kishte dhënë sqarime për çështje që kishin të bënin me kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit. Më vonë ai dorëzoi mandatin e deputetit veprim që e justifikoi me “nevojën për t’u kujdesur për shëndetin”. Prej vitit 2021, Ergys çyrbja mban]jti mandatin e deputetit për Partinë Socaliste.

Pas dorëzimit të mandatit nga Çyrbja, si dhe pas arrestimit të tij, ka reaguar kryëetari i Partisë PD-Demokratët Antlantikë, Lulzim Basha, duke u shprehur se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka bërë deputet si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit.

Çyrbja i shtohet një liste jo të shkurtër deputetësh dhe funksionarësh të tjerë politikë që akuzohen për krime të rënda.