Një pajisje regjistrimi, dokumente pronësie dhe 1100 euro/ Çfarë u zbulua gjatë operacionit për arrestimin e ish-deputetit dhe bashkëpunëtorit
Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 3 (tre) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).
Pas kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
1. Pesë telefona celularë;
2. Një hard disk i jashtëm Verbatim;
3. Një pajisje regjistrimi në formë pakete;
4. Shuma monetare prej 1,100 (njëmijë e njëqind) euro;
5. Dokumente pronësie, etj;
Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.
Gjejmë rastin që të falenderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre me Prokurorinë e Posaçme, gjatë hetimeve të këtij procedimi penal; Europol, Eurojust dhe autoritetet franceze të drejtësisë.
Një falënderim i veçantë i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin e frytshëm në fazën e ekzekutimit të masave të sigurimit si dhe kryerjes së kontrolleve.
AlbaniaWeb.net