Sat, Nov 23, 2024

Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion

  • PublishedOctober 21, 2024

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, , aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën më 21 tetor me urdhër të Porkurorisë së Posaçme, . BIRN mësoi se Meta akuzohet për të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

Burime zyrtare të SPAK konfirmuan lajmin për BIRN, por thanë se të dhënat mbi këtë arrestim do të bëhen të ditura në vijim.

Ilir Meta është një nga figurat qëndrore të politikës shqiptare dhe përgjatë tranzicionit ka mbajtur postet më të larta shtetërore si kryeministër (1999-2002), kryetar i Kuvendit (2013-2017) dhe President i Republikës (2017 -2022).

Pas largimit nga Presidenca, Meta rimori kontrollin e partisë së themeluar prej tij, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe i ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.

Hetimet për Metën kanë nisur vitin e kaluar dhe në fillim të janarit, Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi një masë sekuestroje ndaj një telefoni në pronësi të ish-bashkëshortes së tij, , gjithashtu pjesë e hetimit. Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua, duke pasur të njëjtin fat dhe në Apel.

Meta është paraqitur në SPAK më 13 qershor  dhe pasi doli nga një seancë pyetjesh, ngriti akuza se po hetohej në cilësinë e kundërshtarit të “narkoshtetit” dhe “narkoregjimit”.