Video e re/ “Hiqe telefonin”, momenti nga aksioni i arrestimit të Ilir Metës. Qytetari filmon efektivët me maska, por…
Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK.
Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova.
Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë.
Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës. Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.
@bebihasani♬ original sound – bebihasani
AlbaniaWeb.net