Tue, Oct 22, 2024

Dortmund-Real Madrid, trajneri i verdhezinjve: Vetëm të bashkuar ia dalim, le të luajmë lojën tonë

  • PublishedOctober 21, 2024

Trajneri i Dortmund, Nuri Sahin në konferencë për shtyp kërkoi nga skuadra që të jetë e bashkuar në sfidën ndaj Real Madrid në Champions League, pasi vetëm kështu mund të arrijë objektivin ndaj Los Blancos.

“Ne mund të arrijmë objektiin vetëm si kolektiv kundër këtij ekipi të Real Madridit. Djemtë e dinë se çfarë na pret nesër. Ne duam të jemi të guximshëm dhe të përfitojmë sa më shumë nga dy ndeshjet e fundit të Champions League.”

Për mënyrën se si të përballemi me Realin: “Ne duam të përballemi me Real Madridin duke luajtur futbollin tonë. E nisëm mirë rrugëtimin dhe duam të vazhdojmë” – tha Sahin.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net